ATP ne AgroTech

ATP në Agro-Tech Expo & Konferencë 2018

Expocity Albania do të çelë të premten, më datë 27 Prill, Panairin dhe Konferencën Ndërkombëtare të Agrobiznesit dhe Agroteknikës “Agro-Tech 2018”, duke shënuar një ndër ngjarjet më të rëndësishme të vitit për sektorin e bujqësisë.

Panairi organizohet nën kujdesin e Expocity Albania dhe do të qendrojë i hapur tre ditë, deri më datë 29 prill.

Agro-Tech 2018  synon  të ndihmojë në ndërtimin e urave të bashkëpunimit në nivel rajonal duke i dhënë një hov të ri zhvillimit të sektorit të bujqësisë.

Ky panair do të mirëpresë shoqëritë shqiptare, ato të vendeve të Ballkanit, e më gjerë – të cilat do të promovojnë të gjitha produktet/shërbimet e tyre, ashtu si edhe vizitorë të shumtë që do të kenë mundësi që njihen nga afër me gjithçka që ky event do të ofrojë.

Çfarë do të ofrojë ky panair për ekspozuesit

Në një koncept gjithëpërfshirës, 360 gradë, ky panair do të ketë të pranishëm me produktet përkatëse të gjitha kompanitë që merren me prodhimin e inputeve bujqësore, farave, pesticideve, hortikulturës, luleve, bimëve medicinale; kompani që tregtojnë pajisje, vegla e makineri bujqësore, pajisje dhe teknologji për përpunimin e ushqimit, paketimin, etiketimin si dhe shoqatat bujqësore, institucionet financiare si dhe institucionet qeveritare.

Të gjithë ekspozuesit do të gjejnë një ambjent të mirëorganizuar ku do promovojnë markat dhe produktet/ shërbimet e tyre, duke patur mundësinë të krijojnë partneritete të reja dhe njëkohësisht të marrin informacionet më të fundit mbi teknologjinë agrare.

Pjesë integrale e panairit, do të jetë edhe Konferenca Agro-Tech, e cila do të trajtojë problematikat dhe zgjidhjet më optimale për sektorin e bujqësisë, do të japë informacion mbi teknologjitë inovative dhe konceptet e certifikimeve të cilësisë.

Mbi të gjitha, ky panair do të ofrojë gjithashtu forcimin e pozicionimit të agrobizneseve në treg.

Pse duhet vizituar ky panair 

Vizitorët do të gjejnë një hapësirë unike me larminë e të gjitha produkteve bujqësore  dhe do të njihen me tendencat e fundit në treg mbi sektorin.

Panairi është një pikëtakimi ideal për t’u vizituar nga fermerë e prodhues bujqësorë, ashtu si edhe blerës potencialë të sektorit, apo autoritetet të zhvillimit të kooperativave bujqësore, kompani eksportuese të makinerive bujqësore, distributorë rajonale të kompanive importuese, shoqatat tregtare të bujqësisë, investitorët e huaj etj.

Si ekspozuesit edhe vizitorët do gjejnë në panair informacione mbi zgjidhjet më të fundit dhe më të efektshme të teknologjisë, programet e reja financiare për sektorin e bujqësisë, tendencat në tregjet vendase dhe ndërkombëtare si dhe mundësitë e investimit etj.

Ky panair është i mbështetur nga kontributi i kompanive lider ne tregun rajonal sic eshte kompania greke Hellagro ne paketimin e materialeve industriale, paketimin e ushqimeve dhe pajisjeve buqesore dhe gjithashtu kompania shqiptare AlbTechPlast sh.p.k e cila merret me prodhimin e plastikës dhe materialeve të paketimit duke mbështetur ndjeshëm sektorin e agrikulturës etj.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *