Teknologjia

Teknologjia është një nga pikat më të forta të AlbTechPlast sh.p.k, ku me anë të përqafimit të teknologjisë së fundit, ne mundësojmë një cilësi maksimale duke vendosur përherë standarte të reja në treg.

Procesi i prodhimit të produkteve të ATP ka për detyrë të kënaqë një numër të madh kërkesash nga klientët tanë, për këtë arsye ATP është eksperte në përdorimin e të gjitha fazave të proceseve të prodhimit të materialeve plastike.

ATP disponon teknologjinë e duhur për të ofruar një prodhim me cikël të mbyllur për të gjithë gamën e produkteve të plastikës. Të gjitha makineritë përdorin teknologjinë me të avancuar, faktor ky që e vendos ATP, lider në treg.

Kompania AlbTechPlast shpk aktualisht disponon 15 Presa Injeksioni të madhësive të ndryshme të cilat përdoren për injeksionin e produkteve të ndyshme plastike si arka plastike, kova plastike, bidona plastike e shumë produkte të tjera që janë nga 1 gr peshë deri në 10 kg peshë produkti .

Gjithashtu së fundmi AlbTechPlast ka investuar në prodhimin e tubave të Polietilenit për ujë të Pijshëm dhe për Agrikulturë për vaditje.

 

Teknologjia-ATP